Die. Tet 6th, 2024

Era Rusi në BBV4? Ja si përgjigjet artistja

Këngëtarja Era Rusi, e ftuar në Top Arena, në një intervistë ballë për ballë me Alesia Bamin, tregoi disa të pathëna, nga momenti më i sikletshëm live, këngëtaren e preferuar apo nëse do të marrë pjesë në Big Brother Vip 4.

Gjatë intervistës artistja vuri në siklet moderatoren, duke i drejtuar pyetjen nëse do të martohet së shpejti.

Alesia: Cili është futbollisti që i ke kënduar në dasmë?

Era: Askujt, por kombëtarja ka ardhur disa herë në clubin ku këndoja

Alesia: Cili ka qenë momenti më i sikletshëm në Live?

Era: Një në një festival ku nisi kënga dhe mu shkëput kufja, deri në refrenin e këngës nuk dëgjoja asgjë.

Alesia: Sa para merr nëpër dasma?

Era: Do martohesh ti?

Alesia: Ku i dihet, ndoshta

Era: Ty do të vij pa lekë

Alesia: A do të jesh pjesë e Big Brother VIP 4?

Era: Më është bërë propozimi, por për momentin nuk e shoh veten, se aq e qetë sa jam aq edhe ekstremiteti tjetër jam

Alesia: Kush është këngëtarja jote e preferuar?

Era: Një nga të preferuarat është Pink, përveç Tina Turner, që është dashuria ime e parë dhe e vetme e jetës sime.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *