Dashi
Duhet të nisni të zgjeroni horizontet tuaja dhe të zbuloni ndonjë mundësi të re, e cila do ju lejojë që të përfshiheni maksimalisht në punë. Do të jeni gjithë vullnet dhe karizmatik, ndaj mos u druani të riktheheni në lojë. Këshillohet që të bëni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi të vogël në dashuri.
Demi
Parashikohet një ditë e cila ju sheh dembelë dhe të rënë moralisht, ndoshta për shkak të mungesës së stimulit të duhur për të marrë në dorë situatën dhe projektet e braktisura prej kohësh. Nga pikëpamja ekonomike parashikohen çështje mjaft të frytshme.
Binjakët
Kjo e enjte është mjaft e rëndësishme për të vënë në provë ndjenjat tuaja, sidomos nëse prej pak kohësh jeni përfshirë në një lidhje. Mos lejoni që të përfshiheni nga ankthi, i cili ju ka acaruar me partnerin/en. Në vendin e punës parashikohen suksese të mëdha.
Gaforrja
Është një mundësi shumë e mirë për të treguar krijimtarinë tuaj, sidomos nëse në vendin e punës jeni në kërkim të burimeve të reja të frymëzimit apo jeni në prag të nisjes së një rrugëtimi shumë premtues. Këshillohet që në mbrëmje të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes.
Luani
Në këtë moment mund të stimulohet një bashkëpunim mjaft i frytshëm i cili do ju lejojë që të arrini një objektiv mjaft të rëndësishëm për karrierën tuaj profesionale. Mundohuni që në familje të jeni më të pranishëm.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë e cila ju fton që të mos përhumbeni në zgjedhjet e bëra në të kaluarën, por të përqendroheni në vendimet që duhet të merrni tani, sidomos sa i takon stilit të jetës. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar dhe drastik.
Peshorja
Do të jeni mjaft të angazhuar në zgjidhjen e konflikteve apo vonesave profesionale, të cilat gjithsesi do arrini që ti përballoni me guxim. Mundohuni që të jeni sa më shumë krijues, edhe në dashuri, në mënyrë që të zgjoni bashkëpunimin në çift.
Akrepi
Këshillohet që ti kushtoni më shumë vëmendje ndjenjave tuaja, sidomos nëse së fundmi keni pësuar një zhgënjim të madh. Nga pikëpamja profesionale, parashikohen përgjigje dhe konfirmime të rëndësishme.
Shigjetari
Duhet të ripërkufizoni, shumë nga projektet tuaja dhe kjo ndoshta për shkak të një të papriture apo një ndryshim ideje, gjë që do ju marrë kohë. Në dashuri duhet të mundoheni të jeni më të sinqertë me veten tuaj dhe partnerin/en. Do ju duhet të kuptoni se çfarë kërkoni nga një lidhje, ndaj është mirë që të diskutoni.
Bricjapi
Kohëve të fundit jeni përfshirë nga shumë paranoja, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë xheloz në raport me partnerin/en, në mënyrë që të mos ushqeni acarime të tjera. Duhet të jeni më të përqendruar në çështje që kanë të bëjnë me punën dhe investimet.
Ujori
Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për gjithë ata që kanë dëshirë të arrijnë objektivin e tyre. Përqendrohuni maksimalisht në qëllimin tuaj dhe mundohuni të jeni të vendosur për të marrë të gjithë suksesin e merituar. Horoskopi i kësaj të enjteje, ju fton që të mos lodheni shumë nga pikëpamja fizike.
Peshqit
Sharmi juaj do të jetë maksimal, ndaj nuk përjashtohen zhvillime të mëdha pozitive në sferën e ndjenjave. Këshillohet që të jeni më të kujdesshëm dhe të mos druheni të shpreheni, sidomos nëse jeni në një lidhje që zgjat prej kohësh.
- VIDEO/ Luiz Ejlli iu bën thirrje fansave: Të mbështesim këtë këngëtare te “Kënga Magjike”
- VIDEO/ Heidi Baci tregon se krah kujt do aktrojë në “Portokalli”
- Amos Zaharia tregon si e përjetoi ndarjen e Elias dhe Princ Lekës: Nuk është fundi i botës, e vetmja gjë që bëra ishte…
- “Kjo është një periudhë e shkëlqyer për karrierën”, dy shenjat më me fat të javës
- Gati për një lidhje të re? Ja çfarë thotë Xhensila Myrtezaj
- Sara Gjordeni solli në jetë vajzën, Olsi Bylyku dhe partnerja e surprizojnë