Mar. Kor 2nd, 2024

Reperi Noizy ka reaguar me një video në Instagram, pas kritikave se Alpha Show 3 ishte një dështim.

Ai u përgjigjet kritikave dhe atyre që e kanë quajtur “dështim”, duke sqaruar:

“Nuk ka si të jetë dështim një koncert ku u shitën më shumë se 22 mijë bileta.

Është e thjeshtë për ta vërtetuar se kompanisë mund t’i merren shifrat ekzakte.

A ka pasur gabime Alpha Show 3? Po, sepse unë vendosa ta bëja skenën në mes të fushës, 360 gradë. Vetëm fusha nxe 5 mijë veta. Unë nuk e kisha bllokuar një anë të stadiumit. Kur ti merr një anë të fushës, automatikisht dalin njerëzit para dhe ti bllokon me skenën 15% të fushës. Zonat VIP bëhen anash dhe ato cepat që keni parë bosh duhet të ishin zonat VIP.

Ju që keni qejf ta quani dështim, është totalisht e drejta juaj, por ata njerëz që ishin aty e dinë si ishte situata. Pati probleme se shiu atë mëngjes na shkatërroi ekranet. Nuk patëm mundësi t’i ndiznim. Ky ishte i vetmi gabim. Ju e dini që po të dua e bëj një Alpha Show tjetër në gusht. Keni qejf ta bëj një tjetër?”, është shprehur Noizy.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *