Astrologia Meri Shehu në një intervistë në emisionin “Rudina” ka treguar detaje lidhur me jetën e saj private.
Duke qenë se emisioni u zhvillua në breg të detit, astrologia u pyet për lidhjen e saj me detin teksa aty zbuloi se origjina e saj është prej qytetit të Vlorës.
“Po, unë kam lindur në Vlorë, detin e kam pjesë timen, por si të gjithë ne Akrepët, jemi pak tipa të çuditshëm. Kemi frikë nga thellësitë, nga dallgët, por notin e di perfekt. Zhytjet nuk i kam qejf. Ta dish që kokën nuk e kam zhytur asnjëherë.”, tregoi Meri.
Më tej, ajo zbuloi se ka jetuar shumë vite në Greqi dhe më pas u kthye në Shqipëri.
“Unë, për kuriozitetin e të gjithëve, më kanë thënë mësuesit e mi të astrologjisë që duhet të kthehesha në Shqipëri. Ata morën një vendim duke parë edhe hartën time, ose natyrën time, dhe më thanë që ti duhet të ikësh atje. Ishte një vendim i përbashkët. Më shumë kanë qenë ata iniciatorë që unë të rikthehesha në Shqipëri, pastaj edhe dëshira sepse kur je në një vend të huaj, sado-sado, të gjithë mund të ecin, mund të bëjnë biznese, mund të bëjnë prokopi themi ne nga jugu, por si vendi yt, pozicionin që mund të arrish dhe të perfeksionohesh, si vendi yt nuk ka. Rruga ime ka qenë sa e lehtë, edhe e vështirë.”, tregoi astrologia e njohur.
- Këto shenja do t’i mbushin xhepat plot në Tetor
- Aplikimet për Lotarinë Amerikane fillojnë sot, linkun e gjeni këtu
- FOTO/ Ndahet nga jeta aktori i njohur
- VIDEO/ “Kiara më mori moderimin e “Portokalli””, Cubi: Ja thashë dikujt por s’ma dëgjoi…
- VIDEO/ “Njerëz dhe Fate 2” është gati, ja kur do ta shikojmë
- “Disa partneritete mund të përfundojnë në mënyrë të turpshme”, si ndikon Eklipsi i Diellit te shenjat e Horoskopit