Enj. Qer 27th, 2024

Me përfundimin e eksperiencës në BBV duket se raporti i Lisit me Romeon nuk është më i njëjti.

Dyshimet për krisje në miqësinë e tyre kanë nisur ditët e fundit kur fituesja e BBV, Egla Ceno është shprehur se ka patur kontakt me Lisin pas përfundimit të formatit.

Por “pikat mbi i” u vendosën sot, kur në një video-live më Instagram ajo shfaqet me ish-banorin duke darkuar. Lisi nuk i ka shpëtuar pyetjes së ndjekësve të Eglës nëse e ka takuar Romeon, teksa ai është përgjigjur thjesht me një “Jo” dhe ka vijuar me batuta.

Shkak i krisjes së kësaj miqësie që lindi në BBV mund të jenë bërë darkat dhe miqësia e Lisit me Eglën. Romeo dhe Heidi nuk kanë patur raport shumë të mirë në mbyllje të spektaklit dhe pas përfundimit të BBV.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *