Aktori i humorit, Ledio Lako ka qenë i ftuar në Top Arena, ku ka treguar se nuk i pëlqen shumë fakti që roli i Visjan Ukcenajt në “Portokalli” përngjan shumë me rolin e tij.
A është e vërtetë, se pasi Visjani erdhi në Top Arena, je indinjuar shumë dhe ke dashur të largohesh edhe nga “Portokalli”?
Unë e kam mirëpritur jo vetëm Visjanin, por me aq sa kam patur mundësi ua kam hapur dyert shumë aktorëve, pavarësisht se Visjani s’ka nevojë ta lançoj unë. Ka një të vërtetë që ka përplasje rolesh që unë e kam thënë në mbledhje. Varse për varse, të fortë për të fortë. Kur është një pse të bëhen dy, tre, por secili do luajë dhe kjo është vendosur dhe nga stafi i Topit. Kështu që unë do largohem.
Do largohesh ti?
Do iki unë mbani Visjanin.
- Video/ “Do iki unë mbani Visjanin”, revoltohet Ledio Lako: Do largohem nga ‘Portokalli’
- Lisi darkon me Egla Cenon, ja si iu përgjigjet ndjekësve që e pyesin për Romeon
- DJ PM: Kemi menduar të bëhemi prindër, por…
- Video/ “Luizi, Egla dhe Iliri sërish banorë”, gazetarja zbulon emrat e konkurrentëve të Big Brother VIP 4
- Video/ Krist Aliaj habit moderatoren: Pas 5 vitesh do kryejmë marrëdhënie me robotë
- Foto/ Melinda bën ndryshime në pamje, duket kaq bukur