Aktori Gentian Zenelaj u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin në një film të Luizit, ka qenë dashuria për teatrin, kontaktin me spektatorin dhe emocionin e pastër.
“Po, ka qenë një rol që kam refuzuar. Më duket te filmi i Luizit. Mendoj se nuk e shikoja veten aty. Po atë vit kam refuzuar edhe një rol të vogël te filmi që bëri Blerim Destani, “Parajsa është në det”, mos gaboj, është titulli.”
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai shtoi se në kinematografi gjithmonë ka gjetur justifikime për t’i shmangur rolet, pasi nuk i ka shijuar.
“Unë jam munduar me shumë qytetari ta bëj të qartë se nuk e shoh veten. Sigurisht mund të ketë hatërmbetje pa diskutim, po bota jonë është kaq e vogël, sa unë prapë në këtë portokallin që vërtitet do të kem rastin të punoj prapë”, përfundoi Gentian Zenelaj.
- Fansat i kërkojnë takim me Heidi Bacin, ja si reagon Sara Gjordeni
- FOTO/ Mamaja e Ledrit bën veprimin e papritur ndaj Sarës
- Romeo Veshaj dhe Heidi Baci bëhen bashkë në Top Channel, do t’i shohim në të njëjtën ditë
- VIDEO/ Arjon Muça reagon pas lajmeve se është bërë baba
- VIDEO/ “Do dalë andej nga hyri”, Megi Pojani pret në mënyrë të pazakontë konkurrentin e “Përputhen”
- “Unë bëhem me nerva prej tyre”, Ilnisa tregon takimin e parë mes vajzës dhe Meritonit