Enj. Gus 29th, 2024

Poeti shqiptar Agim Doçi i cili pësoi një hemoragji cerebrale ditën e shtunë, ka ndërruar jetë!

Gjendja e tij shëndetësore nuk u përmirësua aspak dhe pse që prej asaj dite ishte në mbikqyrje të bluzave të bardha sakaq burimet nga spitali bëjnë me dije se Doçi u nda nga jeta sot në mëngjes në orën 06:00 në moshën 76 vjeçare.

Artistë të njohur shqiptarë si dhe të afërm i kanë dhënë lamtumirën autorit të mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare dhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, përmes postimeve në rrjete sociale.

Agim Doçi, 76-vjeç, është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *