Mër. Gus 28th, 2024

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë folur për herë të parë për njohjen e tyre, teksa ishin të ftuar në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

“Ne nuk kemi punuar shumë ngushtë bashkë në fillim. Edi ka qenë edhe kamerman i programeve që unë drejtoja, por nuk kemi patur ndonjë raport. Pastaj filluam të punonim shumë më ngushtë bashkë dhe filluam ta njihnim njëri-tjetrin. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Thjesht dy njerëz që janë gjetur në një vend pune dhe në një moment kanë filluar ta shikojnë ndryshe njëri-tjetrin. Mua fillimisht më bëri përshtypje talenti i Edit. Më vjen keq që talenti i tij është paragjykuar ndonjëherë edhe prej lidhjes sonë. Lidhja u bë natyrshëm, pa mendje. Asnjëri prej nesh nuk po kërkonte lidhje.”, tha ajo.

Edi e përshkroi Arbanën ndryshe nga të gjitha vajzat e televizionit dhe si një vajzë të jashtëzakonshme.

“Kur e njoha nga afër njoha një profesioniste të ekranit. Por, njoha edhe një vajzë të jashtëzakonshme, që nuk e kisha parë asnjëherë që kur fillova punë në televizion. Kisha parë shumë vajza, por nuk kisha parë Arbanën.”, tha Eduarti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *