Julian Deda ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli pak për rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3” dhe jo vetëm.
I pyetur nëse e ka marrë malli për të qenë pjesë e ekranit të Top Channel, ish-finalisti u shpreh “se vazhdon të ngelet një logo e madhe, një televizion që energjia prevalon mbi çdo gjë”.
Pyetja: A të ka marrë malli me qenë në ekranin e Top Channel sërish? Ka qenë shtëpia jote e parë.
Jul Deda: Shtëpia ime e parë mediatike, është dashuria e parë dhe të them të drejtën sigurisht Top Channel vazhdon të ngelet për mua një logo e madhe, një televizion që energjia prevalon mbi çdo gjë. Dikur nuk mendonin sa do merrnim, donim vetëm të dilnim në ekran të bënim atë që donim. Ajo ka qenë kohë vizionare. Edhe humori në vetvete është kthyer në ‘fast food’, janë bërë shumë. Të gjitha emisionet e humorit që lindën më pas, dolën nga “Portokallia”. Dua të merrem me televizionin dhe dua të jem pjesë e ekranit.
- “SPAK-u ka nevojë për ty”, Megi Pojani i përgjigjet Ledionit: Po kjo është perfekte, si s’e kisha menduar…
- VIDEO/ Salsano Rrapi largohet nga “Portokalli”? Ky detaj po habit publikun
- “I kam të gjitha ndjenjat e gërshetuara”, Marina Vjollca flet për rikthimin në Top Channel
- Zbulohet data, ja kur nis Portokallia
- FOTO/ Agron Llakaj zbulon emrin e programit të ri të humorit, televizionin ku do ta shohim dhe grupin e tij
- FOTO/ Zbulohet moderatorja që do të prezantojë “Goca dhe gra” krah Heidi Bacit