Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Rike Roçi vuri në siklet artistin MC Kresha gjatë emisionit “Top Arena”.
Ajo ishte live nga vendi ku tifozët po ndiqnin ndeshjen Gjermani-Skoci, dhe e pyeti reperin se përse e ka bërë bllok në Instagram.
Reperi iu përgjigj se nuk e dinte që e kishte bllok.
Biseda mes tyre:
Rike Roçi: Muzikën e Kreshës vërtet e adhuroj, më pëlqen, por mesa di unë më ka bërë bllok në Instagram dhe kam vite që e pyes veten pse.
MC Kresha: Për Zotin, nuk e di.
Ed Manushi: Mos e ngatërron me Capital T?
Rike Roçi: Jo, jo është MC Kresha dhe unë akoma nuk e di pse.
MC Kresha: Për Zotin nuk e di.
Rike Roçi: Kresha kontrollo telefonin.
MC Kresha: Më beso që nuk e kam këtu telefonin.
Ed Manushi: Se mos e ke ngacmuar çunin?
Rike Roçi: Joo. Kresha kur të dalësh nga emisioni kontrollo telefonin dhe ma hiq bllokun.
MC Kresha: Ok, të premtoj.
- “E ka gjetur dashurinë tek një fans?” Ja si përgjigjet Erika e Përputhen
- Video/ “U morën me flokët”, Hysaj flet për herë të parë për komentet pas ndeshjes: Më vjen keq që njerëzit mendojnë që kam ardhur të kaloj ditën!
- Fero dhe Arbenita janë bashkë? Këto foto të pushimeve nxitën dyshimet
- Meri Shehu do fejohet? Ja çfarë tha në “Top Arena”
- “Nuk flas dot më besoni”, Albano Bogdo: Ka probleme të mëdha
- Video/ E deklaruan publikisht, ky është çifti më i ri i show bizz-it shqiptar