Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Aureli foli në “Mos i bjer më top” për lidhjen e Saides dhe Gertit, dy ish-konkurrentëve të tjerë.
Ai rrëfeu se ndarja kishte ndodhur për shkak të tradhtisë së Saides ndaj Gertit.
“Këta u dashuruan aty, unë i kisha nuhatur. Saide ishte dashruar me Gertin. U njohën, u fejuan, Gerti e mori në Itali. Ka marrë dhe një shtëpi Gerti në Bergamo të Italisë. Katin të dytë do t’ia bënte për ëndrrën e thonjve që kishte ajo, por një mbasdite të bukur çuditërisht i zbulon Gerti disa mesazhe tradhtie, por që e anashkaloi Gerti këtë pjesë dhe nga dashuria e bëri një sy qorr e një vesh shurdh dhe në fund kur nuk mbajti më ujë pilafi Gerti zbuloi se Saide po e përdorte për të bërë letrat. U ndje i pikëlluar i lënduar. I kam pyetur të dy, versioni i Saides ishte pa fakte pa prova, i Gertit me fakte me prova”, tha Aureli.
- Liesa feston ditëlindjen, Kiara i bën urimin e veçantë
- Zbulohen qytetet ku do të bjerë shi pasdite
- Foto/ Ilnisa Agolli i kërkon Meriton Mjekiqit një bebe
- Moti/ Ja ku do të bjerë shi sot
- 3 shenjat e Horoskopit që falin dhe vazhdojnë jetën e tyre
- Foto/ Babai i tij feston ditëlindjen, ja si e uron Butrint Imeri