Iva Tiço ka qenë e ftuar në “S’e kam me ty”, ku ka zbuluar më tepër detaje nga dasma e saj private.
Ajo tregoi se fustani i veshur në ditën e dasmës ishte i frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes dhe fustanin e saj do e trashëgojë, do i’a japë mbesës së saj.
Ndër të tjera ajo është rrëfyer lidhur me muajin e mjaltit dhe bashkëshortin e saj.
“Kisha shumë emocione, kam foto që jam duke hyrë në kishë me vëllain dhe duket që mezi mbaj lotët. Fustani ishte frymëzuar nga një element i fustanit të gjyshes. Fustanin do ia jap Reas mbesës sime, do e trashëgoj. Në muaj mjalti ishim në jug të Francës. E kupton botën tonë, në njëfarë mënyre është pjesë e saj. Nuk sillet si unë, është introvert. Kemi plane të rrimë në Tiranë, ai do vazhdojë të mësojë shqipen.”, tha Iva.
- Kiara Tito i bën dedikim Luizit: Do bëj gjithçka për ty deri ditën që do të mbyllim sytë!
- VIDEO/ Xhensila Myrtezaj publikon pamje nga spitali
- Kiara Tito flet për Big Brother dhe ata që e gjykuan: Fundi ka rëndësi, ia vlen të sakrifikosh
- “Imagjino kur të bëjmë të dytin se çfarë do të bëhet”, Kiara flet për marrëdhënien me Luizin pas lindjes së Luna Marisë
- “E urrej që shpesh e gjej veten…”, Beatrix reagon pasi publikoi pamje të saj në BBV
- Silva Gunbardhi tregon këngën e saj të preferuar dhe arsyen pse