Die. Qer 23rd, 2024

Ish-banorja e BBV3, Heidi Baci ka folur në “Wake Up” sa i përket asaj pjese të publikut që e gjykoi për sjelljen e saj karshi Romeos dhe se e gjykuan që ajo po bënte lojë me të.

“Unë e kuptoj këtë mendim, po të isha dhe vetë jashtë do e kisha menduar sepse merrja vëmendjen gjithmonë në situata me qetësinë më të madhe, por që është e vërtetë që jam një njeri racional. Jam dhe e ftohtë. Nuk është se kam menduar shumë në rastin e Romeos, sepse në një format të tillë nuk doja të lidhesha. Nuk shkoj me kokë te gjërat, por kjo nuk është lojë nuk do të thotë që të bësh llogari, thjesht tregon një person që ka një logjikë dhe nuk do të vritet. Nuk është gabim që t’i futim të dyja bashkë edhe dashurinë edhe mendjen. Sepse anashkalojmë shumë probleme në jetë. Dhe ky është një mesazh që u duhet dhënë gjithë gocave. Është e bukur dashuria, por nuk ka asgjë të keqe të mendosh pak më andej. Dy mendime më shumë njeriu i bën, sepse jeta nuk është e thjeshtë, është e vështirë. Ka shumë situata të rënda që bëhen nga marrëdhënie toksike. Të mendosh, të njohësh tjetrin. Duhet ta keni fuqinë njërëz që të vendosni një pikë nëse diçka nuk shkon. Duhet ta doni veten dhe kjo nuk është egoizëm. Duhet ta duash veten, ta ruash veten dhe thjesht kjo“, tha Heidi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *