Pre. Nën 22nd, 2024

Egla Ceno flet për gjyqin me Saimir Kodrën: Më shqetëson mami, ja çfarë më tha

Egla Ceno është pyetur nga moderatori Ledjon Liço në Post BBV3, nëse është thirrur për gjyq nga Saimir Kodra, ashtu siç u përfol pas deklaratave të saj brenda Big Brother Vip.

Egla tha se ende nuk është thirrur, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.

“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por me jepte ankth. Gjeja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do më fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thash mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë.”, tha Egla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *