Mar. Kor 2nd, 2024

Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” regjisori i këtij edicioni, Ergys Lunonja, ku zbuloi më shumë detaje rreth finales.

Sa stresuese ka qenë fakti që natën e finales ra shi dhe jo çdo gjë doli sipas planeve paraprake?

Ishte më shumë se stres, ishte e rrezikshme. Rreth orës 5 – 6 pasdite filloi si furtunë. Shiu dhe pjesa elektrike janë dy elementë që nuk rrinë mirë me njëri-tjetrin. Korrenti është i padukshëm, i pabesë. Ishte bërë një punë më e madhe, syri ka qenë shumë më i madh, shumë më i kompletuar, por koha nuk ishte në favorin tonë. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme për të cilën jam shumë falënderues.

Sa sfidues ka qenë produksioni këtë edicion?

Ka qenë sfidë e madhe sepse vinte me elementë të rinj. Kishim 18 banorë më shumë se edicionet e kaluara. Dy kanale janë në DigitAlb, maksimumi kanë pasur 2 situata në transmetim. Por në shtëpi kishim 5 situata që ndodhnin njëkohësisht. Ishin të gjithë në synimin që të kapnin ‘prime’. Ishte një intensitet shumë i lartë.

Klipet në këtë sezon kanë qenë nivel filmi. Si të vëna si duhet, si të montura si duhet. Stafi ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ishte një punë e bërë me dashuri dhe shumë e mirë.

Si ka qenë të bashkëpunosh me Ledion Liçon?

Nuk ka asgjë të re, ne kemi një jetë që punojmë bashkë. Gjithmonë është kënaqësi të punoj me të dy, edhe me të edhe me Sarën. Është shumë interesante, janë shumë kërkues dhe kjo bën që të ketë një nivel shumë të lartë. Ne merremi vesh me sy me njëri-tjetrin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *