Françeska Murati ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, ku tregoi më shumë për takimin me finalistët.
Ajo preku edhe çështjen e fustanit që i ka premtuar Egla Cenos për finalen e madhe të “Big Brother VIP3”. Ajo u shpreh se në fakt i ka dërguar një kostum, por që aktorja e njohur e ka kthyer mbrapsht.
“Në fakt i kam dërguar një kostum por Egla e ka kthyer mbrapsht. Edhe mbrëmë që isha për ditëlindjen e Meritonin bëra ‘sherr’, i kërkova llogari. Por pasi të mbaroj këtu do kërkoj për fustanin e Eglës. Kam dy versione, se më tregoi se çfarë dëshironte”, tha Françeska.
Kujtojmë se mbrëmë Françeska së bashku me disa ish- banorë kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar Meriton Mjekiqin me rastin e ditëlindjes.
- VIDEO/ Pas ndarjes nga Heidi Baçi, Romeo Veshaj publikon foton e veçantë
- VIDEO/ Konkurrenti i Përputhen shokon studion: Kam 20 fëmijë në Zvicër
- VIDEO/ Sara Hoxha “provokon” Ledri Vulën? Bën veprimin e pazakontë për vajzën
- VIDEO/ Luiz Ejlli “kritikon” Kiara Titon: Prandaj na bllokohen piletat e dushit
- Atilla Kardesh i ndodh e papritura pas daljes nga BBVK
- 3 shenjat e Horoskopit që do jenë në qendër të vëmendjes deri në fund të muajit