Sht. Nën 16th, 2024

Ori Nebijaj: Ja kush dua që ta fitojë BBV3

Ori Nebijaj ka qenë e ftuar në “Podcastin” e Isli Islamit “n’Audi”, ku ky i fundit e pyeti, se kush e fiton Big Brother VIP 3 sipas saj.

Kush e fiton sipas Ori Nebijaj BBV3?

Ori Nebijaj: Sigurisht që jo vetëm unë, por të gjithë ata që e ndjekin këtë edicion të BBV, mendoj që një nga risitë dhe veçantitë është fakti që ti nuk përcakton dot një fitues dhe kështu ka qenë që prej fillimit, por dhe tani që jemi më afër fundit do isha shumë e lumtur ta fitonte një vajzë, meqenëse dy edicionet e kaluara e kanë fituar djem dhe do isha shumë ok nëse e fitonte Heidi. Edhe nëse e fitonte Juli. Ka një lloj përparësie edhe për shkak të eksperiencës dhe moshës dhe nuk më duket se ka ndonjë konkurrencë shumë të madhe që prevalon. Mund të jetë edhe Romeo se ka një lloj simpatie edhe nga publiku, por unë prap do anoja më shumë nga Heidi në këtë rast. Dhe Egla dhe Meritoni që i kam në një vijë konkurrence të përbashkët që mund të ketë ndonjë ndryshim deri te finalja, por që të të them një emër që unë e ndjej që ky personazhi po shkon dhe e siguroi finalen nuk di të të them. Heidi deri më tani ka patur një ecuri sa intuitive aq edhe inteligjente do të thoja. Pa bërë ndonjë gjë shumë të madhe, por njerëzit ndonjëherë fitojnë edhe me ekzistencë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *