Mar. Kor 2nd, 2024

Ledion Liço ka publikuar një video përmbledhëse me momentet më gazmore dhe epike të tij gjatë prezantimit live të Big Brother VIP 3.

Ai ndër të tjera ka gjetur rastin të falënderojë edhe ndjekësit apo mbështetësit për kritikat, urimet dhe meme-t për të cilat ai është bërë virale kudo në rrjete sociale, kryesisht në Tik Tok.

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare!
Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale”
, shkruan Ledion Liço.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *