Graciano Tagani e ka ofenduar Heidi Bacin duke i thënë se ajo nuk do të bëjë gjë tjetër përveçse të “futet në krevatin” e djemve në shtëpinë e Big Brother VIP 3.
Në një moment teksa Heidi po qëndronte në oborr me Romeon, ai ka shkuar dhe i ka thënë se ka bërë skena “hot” para tij pasditen e djeshme, deklaratë e cila ka shokuar çiftin por si duket edhe banorët e tjerë.
Kjo gjë e ka bezdisur edhe Françeskën e cila ia vuri në dukje Gracianos gjuhën e përdorur.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Françeska i vura në dukje një gjë nuk është? Gënjeva gjë?
Françeska: Ti i the bën skena “hot” mo Graciano, e di sesi del kur e thua këtë. Ku të çon mushka? Je djalë i artikuluar pse ja thua ashtu, thuaj ti përdor dashurinë tënde për të më ikur mua nga biseda. Jo bëj skena “hot”. Ato janë fjalë që mund t’i them unë që s’di mirë shqip, mbase.
Graciano: Ajo pas gafës që bëri shkoi të Romeo, dhe ka ndenjtur 20 minuta duke bërë skena të ndryshme.
Françeska: E di se e ka bërë dhe herë të tjera.
Graciano: Po pra edhe unë për këtë e kam. Po ku jam gabim unë?
Françeska: Po thuaje kështu, jo skena “hot” se fjala “hot” duket sikur po i thua për porno mo vëlla
Graciano: Ej, a je në terezi? S’e kam unë për këtë gjë fare, s’e kam për këtë gjë kurrë.
Frankçeska: Prandaj po të them. Po nuk po e dëgjon veten tënde se çfarë po thua, ec, bëj më kujdes për fjalorin. Po ja drejton një femre.
- VIDEO/ Ku do t’i kalojnë festat e fundvitit? Ja si përgjigjen Heidi dhe Bora
- VIDEO/ “Jam te vjehrra e tretë”, Rudina Dembacaj: Nuk është mamaja e Markut ajo që kam dashur më shumë
- VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon vogëlushen Luna Mari
- “Ka personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”, Aulona Musta: Të gjithë ata që dalin…
- Katër shenjat më me fat të muajit Tetor
- Sidrit Bejleri flet për humbjen e vajzës: Jeta është e çuditshme…