Në konferencën për media, që u mbajt në Prishtinë teksa njoftoi marrëveshjen e tij me pijen energjike “Golden Eagle”, Luiz Ejlli tha edhe disa fjalë për ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe bashkëshortes, Kiara Tito.
“Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë sepse s’paska gjë më të lumtur dhe më të bukur. Jetën e shikoj më ndryshe. Kur deri dje thonim “mbaroi jeta”, u martova u bëra me fëmijë, atëherë fillonka… Momenti i lindjes erdhi papritur. Sipas llogarive të mjekëve ajo e kishte për të lindur rreth datës 7-9 maj. Erdhi më 30 prill. Dihet sepse është vajza ime dhe është e paparashikueshme. Unë tani kam filluar ta dua nënën time më fort, sepse kur e shikoj çfarë paska vuajtur me ne.. Zoti më ka bekuar me vajzë, gëzim më të madh s’paska…Edhe në letër t’i kisha shkruajtur të gjitha, t’ja kërkoja të madhit Zot, dua këtë dua atë, m’i dha të gjitha. Puna është se është më vështirë t’i mbash, se për t’i bërë ndoshta i bën dhe i arrin gjithkush. Kjo është lufta!”, tha Luizi.
- VIDEO/ Konkurrentja e “Përputhen” gjuan me këpucë njërin nga djemtë
- Shenjat e horoskopit që janë të fiksuara për shopping
- Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda
- “Ndodhi një shkëndijë shumë e fortë”, Olta Gixhari tregon për herë të parë propozimin e Dorit
- Arian Çani flet për puthjet në studio me të ftuarat: Gruaja ime kënaqej…
- “E premtja premton shumë”, Horoskopi i datës 22 Nëntor