Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” te “E diela shqiptare” kanë qenë Zhaneta dhe Rolandi, çifti që ka 45 vite martesë.
Ka qenë Zhaneta ajo që ka kërkuar një përballje në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se bashkëshorti mban mjetet e saj të identifikimit ndërsa vetë nuk gjendet në shtëpi.
Rolandi thotë se këtë e ka për shkak të punës si shofer kamioni, ndërsa sa për dokumentet thotë se do ia japë vetëm nëse ata divorcohen. Shqetësimi kryesor i Zhanetës janë disa dyshime për shkak të lëvizjeve të tij sepse mendon që Rolandi ka një marrëdhënie jashtëmartesore.
Debati te Shihemi në Gjyq:
Zhaneta: Bënte Greqinë, Greqi-Turqi dhe unë rrija me kalamajtë në shtëpi. Edhe tani ashtu vetëm po rri.
Roland: Kam punuar tërë kohën dhe ajo ka ndenjur në shtëpi. Sot vjen e më sjell mua këtu.
Ardit Gjebrea: Dikush për fëmijët duhet të kujdeset. Keni fëmijë ju?
Ardit Gjebrea: Dikush duhet të kujdesej për fëmijët.
Zhaneta: Jemi bërë edhe gjyshër dhe dëgjojnë fëmijët këto bukuritë tona, është turp.
Roland: Kjo nuk është në terezi fare.
Roland: Se më kërkon hesap ku shkon, ku vete?
Zhaneta: Po ikën ore, vjen vonë, ku vete? Pse s’më tregon?
Roland: Unë kam shokë, kam miq, do dal.
Zhaneta: Ke shokë! Mos ke shoqe pa shokë…
Roland: Do shikoj një sport, të pi një kafe. Nuk do rri gjithmonë pas kësaj!
Zhaneta: Pas meje do rrish, ku do rrish? Burri 70 vjeç, ikën më bredh!
Ardit Gjebrea: Në fakt, kur ikën bashkëshorti dhe bashkëshortja nuk e merr për një kohë të gjatë në telefon, ka nga ata burra që thonë sa mirë, ka nga ata burra që thonë po pse s’më merr, nuk e mori malli për mua?
Roland: Jo, Ardit, kjo ka diçka tjetër se nuk ka mundësi!
Zhaneta: Çfarë diçkaje? Ma thuaj çfarë diçkaje kam, asnjë gjë s’kam! Ti je nga ata që rri i ikur nga shtëpia.
Roland: Ne kemi 45 vjet, 50 vjet martuar me njëri-tjetrin. U kujtua sot kjo të bëhet xheloze!
Ardit Gjebrea: Po të do akoma, të do.
Zhaneta: Ka një femër në Durrës.
Roland: Po çfarë femre, janë përralla me mbret që tregon ajo!
Zhaneta: Po jo ore, të kam dëgjuar në telefon dhe në mesazhet e saj.
Roland: Unë telefonin e lë mbi tavolinë.
Eni Çobani: Po s’keni edhe moshë për këtë gjë, zoti Roland, më vjen keq tani.
Roland: Zonja Eni, të të bëj një pyetje: Me çfarë e mat moshën time ti?
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi
- Këto 3 shenja kanë gjithmonë një mendim rreth diçkaje