Pre. Nën 22nd, 2024

“Do të më marrësh pasurinë”, publikohet videoja e sherrit të këngëtares Maya me bashkëshortin e saj

Para disa ditësh, në media u publikua lajmi, se këngëtarja Maya është dhunuar nga bashkëshorti dhe për këtë arsye ishte lëshuar një urdhër-mbrojtje. Ndërkohë është bërë publike video që tregon konfliktin mes këngëtares Maja dhe bashkëshortit të saj, Arben Shuaipi, ku shkak është bërë ndarja e pasurisë dhe kujdestaria e fëmijës.

Në videon e publikuar “Ora News” dallohet bashkëshorti i Majës teksa filmon dhe e paralajmëron atë që të largohet nga banesa pasi pretendon është në shkelje të ligjit dhe me urdhër-mbrojtjeje. Kujtojmë se burri i Majas, me profesion arkitekt pretendon se dy vilat janë në bashkëpronësi dhe duhet të përpjestohen. Ndërsa këngëtarja e muzikës popullore pretendon se të dyja vilat i përkasin asaj.

Në video dallohen edhe dy efektivë të Policisë së Shtetit. Policët u kërkojnë palëve të qetësojnë situatën, dhe kryejnë shoqërimin e tyre në rajonin e policisë për të bërë denoncimet përkatëse.

Debati:

Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prna ime

Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart.

Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Okej, zbrisni poshtë Mos i kap me dorë gjërat e mia

Maya Aliçkaj: M’u largo këtej. Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë

Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë.

Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime

Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon të japë atje denoncime se ka bërë 20 denoncime, e njeh e gjithë rajoni. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen më kërcënon këtu që të më fusë brenda. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon. Tani zbriteni poshtë

Policia: Dëgjoje dhe atë zotëri. Fike telefononin

Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.

Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.

Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.

Policia: Do vinë të dy në rajon.

Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.

Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.

Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.

Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.

Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë

Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.

Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *