Pre. Nën 22nd, 2024

Nga emri i vajzës tek sikletet e shtatzënisë, ja çfarë tregon Kiara Tito

Moderatorja Kiara Tito ka rrëfyer më tepër detaje në lidhje me shtatzëninë, teksa është në pritje të një ëmbël me një vajzë. Kiara tregoi në Cherry on Top se gjatë kësaj periudhe ka shtuar 25 kilogramë më shumë, dhe ka hasur disa vështirësi.

“E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion, mezi po pres pastaj kur të shtrihem të fle përmbys., më ka munguar. Luizi të gërthiturat i ka shtuar pak si shumë kohët e fundit. Unë shkoj në sallon se nuk dua të më bezdisi. Përveç kësaj kam marrë edhe një jastëk super gjigand nga ato të shtatzënisë që e zë gjysmën e krevatit dhe nuk ka vend”, tregoi Kiara.

Po ashtu Kiara ka treguar se emri i vajzës do të nisë me shkronjën L, pasi kjo ka qenë dëshirë e Luizit, partnerit të saj.

“E kemi zgjedhur emrin pas shumë muajsh kërkimesh e zgjodhëm emrit, shkronjën e parë ekskluzive L. Ishte kërkesë e Luizit, vendosja si të duash, por dua shkronjën L”, tregoi Kiara.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *