Hën. Sht 30th, 2024

“Më vjen keq, por e kam veshur unë e para”, Bora Zemani akuzon aktoren e huaj se i ka kopjuar fustanin

Moderatorja Bora Zemani gjatë emisionit të saj ku ishte i ftuar stilisti Valdrin Sahiti u ndal te fustani i aktores Halle Bailey në premierën e filmit “The Little Mermaid” , i cili ishte një krijim i Valdrinit ama i parë diku më parë. Kjo pasi Bora ka veshur më parë një fustan të tillë nga Valdrini dhe është shprehur se e ka kopjuar prej saj pasi ajo e ka veshur e para.

Bora: E kam veshur unë e para fustanin metalik të aktores te “Sirena e vogël”, Halle Bailey. Më vjen keq po e kam veshur unë e para.

Valdrini: Fustani i saj ka ardhur pas këtij të parit.

Bora: E di që ka pasur shumë kërkesa si fustan. Unë dua ta kthej te vetja, kjo ka parë foton time dhe ka thënë unë dua një fustan si ky me falni, po pranojeni pak realitetin.

Valdrini: Normalisht kështu ndodh se fustanet shihen dhe pastaj kërkohen.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *