Këngëtarja Elsa Lila, e cila ndodhet te “Ferma Vip” ka folur për arrestimin e saj në Itali.
“Një nga detyrat që kam bërë unë aty (në burg), niveli i analfabetizmit ishte shumë i lartë dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thashë shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja isha e qetë”, tha Elsa.
Albano Bogdo e pyeti, nëse brenda në qeli kishte gra të dhunshme, ndërsa Elsa i përgjigjet:
“Po, kishte. Sa të duash kishte. Aty dhe kanë përdhunuar se çke me të”, tha Elsa.
- VIDEO/ Me Romeon apo jo? Heidi Baci tregon si po e shijon jetën në Tiranë
- VIDEO/ Akrobatja i vendos gjarprin mbi kokë, Bieta Sula shtang në vend
- Bleona Qerreti tregon planet për martesë dhe fëmijë
- Ndahet nga jeta aktorja e famshme e serialit “Friends”
- Çfarë ka ndodhur? Neda Balluku publikon pamje nga spitali: Tetori ka qenë sfidues për mua
- VIDEO/ E mbani mend “LEK”? Efi Dhedhes dhe Kiara Tito takohen sërish pas kaq shumë kohësh