Hën. Sht 30th, 2024

Luiz Ejlli: Mbrëmë kam parë hata me sy, faleminderit Zot!

Këngëtari Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një eksperiencë të hidhur, që i ka ndodhur një natë me parë.

Në videon e tij të postuar në Instastories, Luizi tregon se ka përjetuar momente paniku, pasi avioni me të cilin po kthehej në Tiranë, nuk arriti që të ulej në kryeqytet për shkak të turbulencave.

“Mbrëmë kam parë hata me sy në avion, jo vetëm unë por të gjithë ata që ishin. O Zot faleminderit. Kishte shumë turbulenca dhe nuk u ul dot në Tiranë. U ul në Shkup. Fjeta këtu. U çova, tani po nisem për në Tiranë”, shprehet Luizi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *