14 Marsi shënon Ditën e Verës, e cila në kryeqytet vjen me festime të shumta.
Për shkak të aktiviteteve, në Tiranë, nesër do të ndryshojë qarkullimi në disa rrugë.
Më konkretisht:
1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”; –
Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;
Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.
Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:
Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako
Çajupi-, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.
Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.
- E rëndë/ Një burrë hidhet nga kati i gjashtë i pallatit në Tiranë
- Reshje shiu dhe dëbore, dimri “mbërthen” Shqipërinë javën që vjen
- “Stuhi në Kanalin e Otrantos”, Lajda Porja: Këto qytete rrezikojnë përmbytje
- Meteorologia Lajda Porja: Ja ku dhe kur do bjerë dëborë gjatë kësaj jave
- Aks.ident i rëndë në Rrugën e Kombit
- “Ditët e para të Nëntorit…”, meteorologia befason me parashikimin e motit