Sht. Tet 19th, 2024

Me Romeon apo me Julin? Ja si përgjigjet Heidi

Gjatë Prime-i të sotëm u diskutua rreth qëndrimit të Heidit pas debatit të Julit me Romeon, pasi ajo ka një marrëdhënie mjaft të mirë me të dy banorët në shtëpi.

Biseda në Prime:

Heidi: Nuk është se e kam ndjerë veten mes dy zjarresh por kam qenë në një pozitë për të kuptuar për pozitën mes Romeos dhe Julit. Të dy kanë pozicionet e veta.

Ledion Liço: Por kur ai reagim lëndon njeriun e zemrës?

Romeo: Nuk më ka lënduar qëndrimi i Heidit.

Heidi: Nuk është se e ka qëndruar lëndimi im, Juli nuk ka lidhje me diskutimet tona, ka qenë tjetër gjë fokusi. Deri tani arriti t’i ndajë dy gjëra. Njëri është i zemrës tjetri është mik këtu brenda.

Ledion Liço: Mua më ka bërë përshtypje, se si ndryshe nga çiftet e tjera ju në darkat pas prime-ve.

Romeo: Dua ta shoh në sy, që të kuptohemi.

Heidi: PO është e vërtetë thjesht ne duam të flasim me njëri-tjetrin.

Rike: Heidi më ka thënë gjithmonë pse nuk pozicionohesh. Ndërkohë që vet nuk po e bën. Nëse ke ndjenja vendos partnerin tënd si lider.

Romeo: Kur nuk e kërkoj unë këtë pozicion pse ju vjen keq të tjerëve?

Ledion Liço: Romeo ti nuk je prekur fare nga kjo gjë?

Romeo: Jo fare, ajo vajza ka ardhur vetëm këtu dhe nuk do të ndikohet nga gjërat. Kur nuk flas unë për veten nuk ka asnjë të drejtë nga këta.

Rike: Edhe ti nuk e prisje që ajo të thonte emrin tënd.

Romeo: Kur kemi qenë jashtë Ilnisa ka ardhur të më provokojë. E pashë që ishte tendencioze.

Ilnisa: Jo, jo. Çfarë ishte tendencioze. Nuk mund të them unë analizën time.

Juli: Ai ka qenë një koment që e kam thënë me sarkazëm. Mendoj që ajo duhet të zgjidhte veten e vet dhe e kishte mbyllur punë. Nuk doja të isha pjesë fare e kësaj gjëje. Këtu ka filluar një luftë çiftesh, por unë nuk jam pjesë e kësaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *