“Corriere Della Sera” shkruan se blogerja Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj reperi, Fedez janë ndarë.
Sipas medias italiane, shkaku i ndarjes ishin problemet e fundit ligjore të biznesmenes dhe influencueses, Chiara Ferragni.
“Që nga Sanremo e vitit të kaluar, historia e dashurisë mes të dyve ishte krisur, por ndikuesja kishte shtyrë çdo vendim për të qëndruar pranë burrit të saj të sëmurë. Megjithatë, kur e gjeti veten në vështirësi, Fedez u tregua më pak bujar, duke e akuzuar se problemet e saj ligjore po ndikonin negativisht në biznesin e tij. Një lojë akuzash në të cilën Fedez ngriti tonin e konfliktit, ndërsa ajo u përpoq të mbante situatën nën kontroll. Më pas reperi me asistentin e tij iku në Majami dhe më në fund u largua nga shtëpia”, shkruan Dagospia, transmeton Corriere.
Më tej Corriere Della Sera ka përshkruar një panoramë të asaj që reperi italian ka postuar në rrjetin social Instagram.
“Historitë e fundit të Fedez në Instagram (që datojnë nga e mërkura, 21 shkurt) duket se janë publikuar nga një vend tjetër përveç apartamentit luksoz të CityLife në Milano, në të cilin ish-çifti u transferua nëntorin e kaluar. Në orët e fundit, Ferragni ka publikuar dy Story të cilat duket se sugjerojnë një ndryshim. Sipërmarrësja ndau gjithashtu një imazh të një libri me një dedikim: “Në jetë, fitorja dhe humbja do të ndodhin të dyja. Ajo që nuk është kurrë e pranueshme është të ndalosh”. Dhe pastaj një faqe tjetër, ku lexon “Fuqia nuk është atje jashtë, është brenda teje”. Dhe më pas një video në të cilën ajo bën pilates në shtëpi, ndërkohë që lajmi i ndarjes ishte tashmë publik”, shkruan Corriere Della Sera.
Ende nuk ka asnjë konfirmim të lajmit nga ana e çiftit. Kujtojmë se ata janë prindër të dy fëmijëve, Leone dhe Vittoria.
- Babai surprizon Armina Mevlanin: Je shiu që lan mërzitjet e mia
- E thërrasin në emision pas lajmit se u dënua me 1 vit burg, ja si përgjigjet Luiz Ejlli
- “Diplomatë të lindur”, këto shenja horoskopi janë të papara në komunikim
- VIDEO/ “Përulem përpara mungesës së saj”, Agron Llakaj shpërthen në lot: Janë kohët më të vështira në jetën time
- FOTO/ Yll e bukur! Ja kush do ta drejtojë “Big Talk Kosova”
- I përdorën imazhin për reklamë, shpërthen Aurela Gaçe: Do përballeni me…