Pre. Nën 22nd, 2024

“Mund të ma thithësh helmin”, Meri Shehu tregon sherrin në ashensor me Erjola Doçin

E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, Meri Shehu ka folur rreth një teme e cila nuk ishte diskutuar në publik më parë.

Astrologia qenka prej kohësh fqinje me Erjolën në të njëjtin pallat. Ajo ka treguar në një intervistë me Ronaldo Sharkën për ‘zënkën’ që dyshja kanë pasur në ashensor, kur rastisën së bashku.

“Kur kemi qenë në emisionin “Trotuar”, Erjola duke qenë shenja e binjakëve më etiketoi në sy të të gjithëve duke thënë që unë jam një Binjak që ty si Akrep të thith helmin. Edhe unë iu ktheva me atë timen po tjetër çfarë thith? Por nuk e dija që një ditë Erjola do të ishte komshie në pallatin tim, ajo në katin e pestë, unë në katin e tretë. U takuam rastësisht në ashensor dhe unë i thashë ti je ajo që do ma thithje mua helmin e Akrepit? Ja ku jemi të dyja brenda në ashensor, mund të ma thithësh. Erjola struket në një cep të ashensorit dhe më thotë: ‘Turp të kesh, çfarë janë këto që më thua?’ Unë i thashë ti i ke thënë dhe në televizor”, tha Meri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *