Mër. Nën 6th, 2024

Si sot para 16 vitesh Kosova u shpall shtet i pavarur!

Në 17 shkurt të 2008-s, në një mbledhje të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Mirëpo pavarësisht kësaj, ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka qene e diskutueshme.

Serbia kundërshtoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës duke kërkuar në tetor të vitit 2008 një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes vendimit këshilldhënës se Deklarata e Pavarësia së Kosovës nuk shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *