Pasi theu rregullat e caktuara nga produksioni, duke dënuar veten dhe banorët të mos kenë ujë për disa orë në shtëpi, Egla vazhdoi të kishte një sjellje arrogante ndaj konkurrentëve.
Për këtë arsye ata dëshironin që ta përjashtonin Eglën nga festimet për pavarësinë e Kosovës.
Romeo doli kundër tyre pasi përveç sjelljes që ajo ka, nuk ishte e drejtë të përjashtohej dhe të mos merrte pjesë në festime.
Romeo: Ke frikë të flas?
Ilnisa: Do dalësh ti keq…
Romeo: Egla i theu rregullat por është e padrejtë të përdoret flamuri, apo Kosova duke mos e ftuar këtë vajzë në shfaqje. Si ishin fytyrat e këtyre të gjithëve kur Egla recitoi një super poezi për Kosovën?
Ilnisa: Turp të kesh. Kjo është fushata e gabuar, jo e imja.
Gazi: Ideja ishte e Albit dhe unë isha 100% dakord. Nëse ne gjithë ditën e Kosovës e kalojmë me problemet që hap me qëllim Egla dhe pastaj ta mbyllim me një falsitet duke bërë një poezi. Unë kam qenë në Prishtinë, e di vetë sa kam kontribuar për atë pavarësi. Falsiteti për një çështje të tillë, doja që të evidentohej.
- “Dëgjuam një zhurmë ekstreme”, Ilnisa tregon si e mësuan lajmin e “aksidentit” të Meritonit
- “Është e pabesë”, Ilnisa Agolli i përgjigjet vajzës së Julia Ilirjanit
- FOTO/ Kiara Tito publikon pamje të Lunës, shikoni sa është rritur
- Olsa Muhameti zbulon kush do ta prezantojë Big Brother VIP Kosova 3
- VIDEO/ Horoskopi i muajit Tetor për secilën shenjë, sipas Jorgo Pullës
- VIDEO/ Efi Dhedhes nis programin e ri: Më thoshin do mbetesh pa burrë