Mbreti Charles III po përballet me një tjetër betejë shëndetësore. Pallati Buckingham zbuloi sot se Mbreti vuan nga kan.ceri.
“Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje tjetër shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri. Madhëria e Tij ka filluar sot trajtimet e rregullta. Ai është këshilluar nga mjekët që të shtyjë detyrat me publikun. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Madhëria e Tij do të vazhdojë të merret me punët shtetërore dhe dokumentet zyrtare si zakonisht. Mbreti është mirënjohës ndaj ekipit të tij mjekësor për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, e cila u bë e mundur falë procedurës së tij të fundit spitalore. Ai mbetet plotësisht pozitiv për trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur. Madhëria e Tij ka zgjedhur të ndajë diagnozën për të parandaluar spekulimet dhe me shpresën se kjo mund të ndihmojë të gjithë ata që janë të prekur nga kanceri, në mbarë botën”, tha pallati në një deklaratë, sipas “People”.
Sipas medias, mbreti Charles i lajmëroi vetë djemtë e tij, Princin William dhe Princin Harry dhe po ashtu informoi personalisht vëllezërit e motrat e tij, Princeshën Anne, Princin Andrew dhe Princin Eduard, përpara se lajmi të bëhej publik.
- “SPAK-u ka nevojë për ty”, Megi Pojani i përgjigjet Ledionit: Po kjo është perfekte, si s’e kisha menduar…
- VIDEO/ Salsano Rrapi largohet nga “Portokalli”? Ky detaj po habit publikun
- “I kam të gjitha ndjenjat e gërshetuara”, Marina Vjollca flet për rikthimin në Top Channel
- Zbulohet data, ja kur nis Portokallia
- FOTO/ Agron Llakaj zbulon emrin e programit të ri të humorit, televizionin ku do ta shohim dhe grupin e tij
- FOTO/ Zbulohet moderatorja që do të prezantojë “Goca dhe gra” krah Heidi Bacit