Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli patën përplasje të forta gjatë këtyre ditëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Debatet nisën për punët e shtëpisë dhe gatimet, por përfunduan në akuza dhe ofendime.
“Ajo s’ka pirë ilaçe, nuk merrem me të”, u shpreh Ilnisa më pas.
“Kam idenë që në këtë shtëpi është abuzuar shumë me gjendjet e mia, që për Julin dhe Ilnisën qenka të pakuptueshme dhe i quajnë sëmundje mendore dhe thonë s’ka pirë ilaçe. Do ju lutesha t’i mbanit për veten tuaj. Ilnisa e ka nisur kur unë kam thënë që nuk kam respekt për lojën e saj. Me Ilnisën kam ndjerë një tension, që Ilnisa e shprehu kur u shpall e preferuar. Pastaj më shikonte dhe paska thënë shumë gjëra pas krahëve. Plasi kur ishim të lidhur në tri grupe, m’u duk sikur Ilnisa fryu Merin ndaj meje, me një gjest… më tha ta ndreq Juli dhe pastaj më tha i kam sytë se di si., iu ktheva mirë, por mendoj që një njeri që ul një tjetër për t’u ndjerë vetë më lart, është më ulët se tjetri. Ilnisa më tha jam e patalentuar, duke ulur karrierën time 30-vjeçare“, tha Egla.
- VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon vogëlushen Luna Mari, ja ku e ka çuar
- VIDEO/ Shihni ç’ka humbur Romeo, Heidi Baci shkëlqen në fotoalbumin e ri: Të gjesh të bukurën në kaos
- FOTO/ Sheshi në Tiranë merr emrin e tij, Landi dhe vajza e Dr. Florit ndajnë pamjet
- VIDEO/ Heidi Baci: Këtu më trajtojnë si princeshë, nuk mërzitem fare
- Olsa Muhameti reagon pas largimit të Atilla Kardesh nga BBVK 3
- FOTO/ Çiljeta Xhilaga bëhet nostalgjike, ja si dukej kur ishte 10 vjeç