Sht. Nën 23rd, 2024

Ish-bashkëshorti akuzon Ledjonën: Nuk e di me kë e ka lënë vajzën

Ish-bashkëshorti i Ledjonës, Jorgen Xoxi, gjatë një interviste në rubrikën “Mos i bjer me top” ka deklaruar se banorja e “BBV3” nuk e ka njoftuar që do futej në këtë spektakël, madje ai nuk është në dijeni as për vendndodhjen e vajzës.

Ai tha se reagimi i tij para 1 jave erdhi pas deklaratave të Ledjonës kur thoshte, që vajzën e kishte rritur pa bukë.

“Nuk më njoftoi kur do futej, ku do e linte vajzën. Nuk më erdhi mirë si vend, nuk e di me kë e ka lënë vajzën. Nuk më erdhi mirë kur tha kam rritur çupën e vetme pa bukë, pastaj tha kam komunikim me bashkëshortin. Nuk ka komunikim me mua”, ka thënë Xoxi.

Ai po ashtu mohoi edhe akuzat, se ka ushtruar dhunë kundrejt gazetares.

“Asnjëherë nuk kam ushtruar dhunë ndaj Ledjonës, e di shumë mirë Ledjona”, ka thënë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *