Die. Nën 24th, 2024

“Po bën liderin si mashkull”, opinionistet kritikojnë Ilnisën

Moderatorja Ilnisa Agolli u kritikua jo vetëm nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP 3, por edhe nga opinionistet për mënyrën sesi u soll në rolin e saj si lidere.

“Duke qenë se Ilnisa nuk e pranoi analizën e Orit. Unë kam një pyetje a do doje të kishe një lidere si vetja. Unë e di që ty të pëlqen të hysh në rol dhe të pëlqeu pjesa e liderit por të rrëshqiti situata duke krijuar situatë të panevojshme. Punët e shtëpisë nuk imponohen. Ti mund të bësh gjëra të bukura, sesa tu tregosh sesi të jenë të pastër për veten e vet. Pse krijove këto konflikte vetëm me vajzat dhe meshkujt e kishin më të lehtë këtë situatë. Po bën liderin si mashkull, më vjen keq dhe pres gjëra shumë të bukura“, tha Einxhel.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *