Moderatorja Roza Lati ka deklaruar se nëse Vëllai i Madh nuk merr masa pas sherrit me Meri Shehun, do të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP3.
“Nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar”- tha Roza, duke pranuar se nuk dëshiron të konfliktohet “me një njeri me luhajtje skizofrenike”.
Roza: Mua më janë errur sytë tek ajo kapja e mjekrës aty.
Ilnisa: Pse ta kapi mjekrën? Te cila pyetje ta kapi mjekrën?
Roza: Kam përshtypjen se biseda e fundit ishte kur i thash “Meri t’i e mbyll me një debat, këput një ofendim aty dhe ikën, ndërkohë që mund të dialogosh aty”. Këtë po i thoja dhe nuk dua të zë më be por po i flisja si shoqe, si motër dhe u çua, nuk e mbaj mend fare ça ka thënë, u çua më kapi kështu (me dorë për mjekre), më ra me shpullë dhe iku. Shuplaka erdhi duke ngrënë kek me qumësht, duke bërë një bisedë njerëzore. Po të më kishte ardhur se e kisha shtyrë, do të kisha manovruar ndryshe sepse ne të gjithë kemi ardhur këtu për një lojë. Unë nuk do të prish figurën time, të shtyjë tjetrin të më qëllojë. Nuk e çoj deri në atë pikë tjetrin unë.
Ilnisa: Ti je e sigurt për vendimin që të dalë, për vendimin që do merret apo ti do marrësh të shtunën.
Roza: Unë jam e sigurt që pas kësaj gjëje nuk ka shanse të përdhoset figura ime në ekranin shqiptar. Një shpullë është regjistruar në internet nga një Meri pa i bërë gjë. Në rregull?
Ilnisa: Është e vështirë situata sepse mua më tremb ti kur thua regjistrimi, shpulla, internet…
Roza: Unë nuk dua të konfliktohem me një njeri me luhajtje skizofrenike. Kjo ishte e tepërt. Është dita e pestë, është e tepërt. Nuk e gjej dot veten fare vërdallë. Po ndihem në gjëmba, s’po e kapërdijë dot gjestin e asaj të pamerituar. Kërcënimin dhe presionin… do vijë dita do zihemi edhe bashkë, është lojë, por jooo unë ty ti mua “të zhduk”.
Ilnisa: Ti e sheh veten brenda Shtëpisë?
Roza: Nëse Vëllai Madh nuk merr masa,,,, unë do të largohem. Më vjen shumë keq sepse kisha ardhur këtu me idenë dhe dëshirën që të dhuroja shoë, por unë do dalë nga shtëpia.
Ilnisa: Nuk është se ajo të lidhi dhe të uli në karrige duke tu rrotulluar rreth e rrotull.
Roza: O zemra ime, të të vëri tjetra dorë. Dhe “të të kërcënojë se do të zhduk nga Tirana për 24 orë?!”
Ilnisa: Dakord pra dakord, por ti e shikon si të pazgjidhur gjënë.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi
- Këto 3 shenja kanë gjithmonë një mendim rreth diçkaje