Këngëtari Sardi Strugaj ka qenë sot i ftuar në “Wake up”, ku e la të hapur mundësinë për t’iu bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP.
Ai tha se në këtë pikë të lojës nuk dëshiron t’i bashkohet shtëpisë, por ndoshta mund të futet në shkurt.
“Në portale e kam parë dhe unë emrin tim. Fillimisht kanë filluar aty. Edhe prindërit e mi nuk e besonin që nuk do të futesha. Isha me pushime dhe ata menduan se isha tek kjo pjesa që izolohesh para se të futesh. Atë ditë kur filloi, shkova me vonesë në shtëpi dhe kur shkova unë ishin shumë të mërzitur dhe pastaj u lehtësuan. Do ta pëlqeja shumë si eksperiencë, por nuk do të futesha në këtë pikë. Por mund të futem dhe në shkurt, po e lë të hapur…”, tha Sardi.
- “Kemi projekte të reja”, Egla Ceno flet për filmin e ri
- Video/ Luiz Ejlli vjen më në fund me një baladë
- Video/ Vajza e surprizon në emision, përlotet Erjona Rusi
- Video/ “Disa personazhe në Big Brother mbanin era këmbë”, Beniada Nishani: Ishte dhe një gocë
- Bardhi flet për bebushen që do të vijë në jetë: Emri do jetë me tre shkronja
- VIDEO/ Bebe Rexha takohet me deputeten shqiptare në Tiranë