Hën. Nën 4th, 2024

Video/ Arbana Osmani “pajton” Xhemi Shehun me Valbona Selimllarin

Moderatorja Xhemi Shehu e imiton Valbona Selimllarin në “Portokalli” dhe këtë e dinë të gjithë.

Por para disa kohësh, Valbona u shpreh se nuk i pëlqen fare që e imitojnë, pasi nuk është njeri me parime dhe nuk ngacmon askënd, qoftë edhe me shaka.

“Mua nuk më pëlqen të më imitojnë, sepse mua nuk më pëlqen të më vësh një pamje që nuk e kam. Kjo është pjesë personaliteti. Mua më pëlqen të më imitosh lëvizjen, mimikën, zërin apo gjuhën e trupit, por të më vësh fjalë… për të më nxjerr si një… nuk dua ta diskutoj. Nuk më pëlqen fare. E kuptoj gjithë sasinë e humorit por më pyete si e përjetoj unë. Unë si natyrë nuk i përjetoj mirë, jam njeri që bëj shaka pak dhe i kontrolloj shumë shakatë për t’i mos fyer. Unë jam njeri me parime. Unë nuk e ngacmoj kurrë dikë, qoftë edhe me shaka. Mua nuk më pëlqen të tallem me dikë. Në pjesë të humorit më duket më shumë si tallje se sa një shaka për të bërë të tjerët për të qeshur”, u shpreh Valbona në “Dancing With The Stars Fan Club”.

Nuk dihet se si u prit kjo deklaratë nga Xhemi Shehu, por moderatorja Arbana Osmani ka shpërndarë dje një video të atyre të dyjave, ku shihen dhe përqafohen, duke treguar se nuk kanë asnjë hatërmbetje.

“Vdes për këto të dyja”, shkruan Arbana.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *