Gazetari e humoristi, Gani Gërmia ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Pas daljes, ai ka bërë një reagim në rrjete sociale duke thënë se ishte një moment i trishtueshëm, por që mban me vete kujtime të bukura.
“Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falënderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në ‘Big Brother’. Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi. Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falënderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi. Shihemi së shpejti me projekte të reja. Ju dua”, shkruan ai.
- “Nuk flasim”, Olta Gixhari: Luizi është budalla, e rreh gruaja
- VIDEO/ “Çdo moment ndihet si një dhuratë”, pamjet përrallore të festave nga familja Ejlli
- VIDEO/ Heidi Baci reagon pas lajmeve se është larguar nga Shqipëria
- “Nuk duam hakmarrje”, prindërit e Martin Canit: Duam të largohemi që këtu, dua t’iu jap një mesazh njerëzve
- VIDEO/ Në familjen e Romeo Veshajt ka festë, zbulohen pamjet
- Banori i “BBVK” shpërthen në lot, ja çfarë ndodhi