Moderatorja Alketa Vejsiu ka zhvilluar një bisedë të gjatë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Njëri prej tyre e ka pyetur për ofendimet që i bëheshin moderatores Kiara Tito në përiudhën, kur ajo ishte në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Mendimi yt për të gjitha ofendimet që ju bënë Kiarës gjatë BBV2?”, pyeste ndjekësja.
Ndërsa Alketa përgjigjej: “Bullizimi kibernetik është i tmerrshëm ndaj çdo vajze. Kiara po jeton përrallën e saj. Është jeta e saj, dashuria e saj, fëmija i saj, momenti i saj i famës. Çdo zemër e madhe duhet të kënaqet për të dhe këdo. Nëse ka pasur ndonjë kritikë është ok. Big-u është eksperiment social i vështirë shumë, por s’ka pse të shfryhen inate e mospërmbushje personale tek njerëz që dëm s’na bëjnë, keq nuk bëjnë. Të ofendosh, shantazhosh, bullizosh është e keqja e të Zotit të vet. Më duket vajzë e mirë shumë.”
- Thanë se ishte shtatzënë, reagon për herë të parë Artjola Toska
- VIDEO/ “Më vjen keq që u largua, por bukur është kur je e pazëvendësueshme”, Einxhel Shkira thumbon Heidi Bacin?
- VIDEO/ Heidi Baci thyen rekordin, zbuloni për çfarë bëhet fjalë
- 1 vit pa babain, Alketa Vejsiu tregon 10 mësimet e marra: Më mësove të jem e fortë, por jam lodhur…
- Meri Shehu bën parashikimin: Ja kush do të fitojë në zgjedhjet në SHBA
- Jonida Vokshi shpërthen në lot: Këtë dhe çdo dalje timen, ja dedikoj engjëllit tim