E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, modelja Beniada Nishani kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali në vitet ’90.
Modelja ishte vetëm tre vjeçe kur hipi në një skaf bashkë me mamanë, ndërkohë që në vendin fqinj i priste babai.
Ndonëse nuk mban mend shumë gjëra, Beniada tregoi si skafi u përplas me shkëmbin, duke rrezikuar pasagjerët.
“U nisëm vetëm me një shishe ujë dhe një panine, sepse ishim shumë njerëz dhe anija nuk duhet të kishte peshë të madhe. Kujtoj zhurmën e policisë, helikopterin, bëheshin shumë kontrolle kur arritëm në Itali. Mbaj mend që skafi u përplas me një shkëmb. Kur erdhëm në Itali na priti babi, që na kishte përgatitur të gjitha gjërat për mua dhe për mamin”, tha Beniada.
- “Dëgjuam një zhurmë ekstreme”, Ilnisa tregon si e mësuan lajmin e “aksidentit” të Meritonit
- “Është e pabesë”, Ilnisa Agolli i përgjigjet vajzës së Julia Ilirjanit
- FOTO/ Kiara Tito publikon pamje të Lunës, shikoni sa është rritur
- Olsa Muhameti zbulon kush do ta prezantojë Big Brother VIP Kosova 3
- VIDEO/ Horoskopi i muajit Tetor për secilën shenjë, sipas Jorgo Pullës
- VIDEO/ Efi Dhedhes nis programin e ri: Më thoshin do mbetesh pa burrë