Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë, që ndodhi në Durrës, ku një 41-vjeçare i dha fund jetës, pas bullizimit në Tik-Tok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte.
“Si çdo familjar dhe qytetar i regullt i këtij vendi jam i shokuar me rastin e vetëvrasjes se 41-vjeçares Bedrie Loka e cila është bullizuar sistematikisht në platformen e Tik Tok-ut. Ngushëllime të sinqerta familjes! Nuk dua të perseritem për fenomenin e tmerrshëm dhe sjelljes primitive e mesjetare që shpesh haset në atë platformë pasi shumë nga personazhet mediatike e kanë ngritur tashmë si problem serioz. Ajo që më bën përshtypje dhe që jam i shokuar është qe 41-vjecarja Bedrie Loka e ka denoncuar rastin në polici para 1 viti e gjysmë dhe mesa munda të informohem nuk është marrë asnjë masë!!! Nëse kjo është e vërtetë atëherë është fatale dhe e pafalshme!
Përse?
A ka një arsye konkrete?
Nëse jo a ka përgjegjës për këtë?
A ka një hetim për këtë?
Një njeri ka humbur jetën!
4 femijë kanë humbur nënën!
Një bashkëshort ka humbur bashkëshorten!
Njerëzit duan përgjige!!!!”, shkruan Alban Skënderaj në një Instastories.
Ditën e sotme është arrestuar edhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka. Nga hetimet rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, Bedrie Loka.
Ai ishte kthyer nga Greqia dhe e kishte kërcënuar me thikë gruan për ta vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve të tyre.
- “SPAK-u ka nevojë për ty”, Megi Pojani i përgjigjet Ledionit: Po kjo është perfekte, si s’e kisha menduar…
- VIDEO/ Salsano Rrapi largohet nga “Portokalli”? Ky detaj po habit publikun
- “I kam të gjitha ndjenjat e gërshetuara”, Marina Vjollca flet për rikthimin në Top Channel
- Zbulohet data, ja kur nis Portokallia
- FOTO/ Agron Llakaj zbulon emrin e programit të ri të humorit, televizionin ku do ta shohim dhe grupin e tij
- FOTO/ Zbulohet moderatorja që do të prezantojë “Goca dhe gra” krah Heidi Bacit