Mër. Nën 6th, 2024

Video/ “Njerëzit nuk janë budallenj”, Dojna Mema reagon pas kritikave: Doni vëmendje!

Moderatorja Dojna Mema ka reaguar pas kritikave lidhur me deklaratat e saj në emisionin “Oxygen”.

“Përshëndetje të gjithëve një vit i mbarë, kjo story shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të instagramit. Përsa i përket atyre që flasin, lartë e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht unë jam një personazh jam rritur në televizion që nga mosha 21-vjeçare kam qenë në tv çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha Dojna në një Instastories.

Dojna diskutoi me gazetarin Besim Dinën mbi jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale, “vajzat e Instagramit” dhe presionin ndaj djemve për të bërë para.

“Mendoj që televizioni, sa më shumë kalon koha, aq më shumë degradohet,” u shpreh Dojna. “Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […] Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë.”, tha Dojna.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *