Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për javën e ardhshme, që përkon edhe me nisjen e Vitit të Ri 2024.
Sipas SHMU, moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Po ashtu reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën me të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar. Reshjet e borës do të rikthehen në Alpe si dhe majat e maleve në verilindje gjatë ditës së Martë, me intensitet të ulët.
“Përsa i përket kushteve atmosferike këtë javë do të kemi paqëndrueshmëri për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti do të jetë me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.
Reshjet e shiut do të jenë prezente me intensitet të ulët në pjesën me të madhe të vendit e lokalisht deri mesatar. Reshjet e borës do të rikthehen në Alpe si dhe majat e maleve në verilindje gjatë ditës së Martë, me intensitet të ulët.
Era do të jetë me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.”, njofton SHMU.