Hën. Gus 26th, 2024

Iconstyle” shkruan se burime për ta konfirmojnë se Princ Leka ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me fotografen Blerta Celibashi, pas ndarjes nga bashkëshortja Elia Zaharia.

Princi ka postuar në Instastory edhe një foto me një apart fotografik në duar, gjë që i ka shtuar më tepër dyshimet.

Ky veprim i Princ Lekës është marrë nga ndjekësit si një konfirmim i lidhjes me fotografen 25-vjeçare, pasi princi e etiketon në secilën foto, që është shkrepur nga Blerta Celibashi.

E kontaktuar pak ditë më parë nga JOQ, vetë Blerta Celibashi zgjodhi mos të komentonte rreth lajmit, por as ta mohonte atë.

“Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj”, ishte gjithçka çfarë tha fotografja, sipas JOQ.

Blerta Celibashi dhe Princ Leka në foton e përpunuar nga “Iconstyle

Burimi: Iconstyle

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *