Hën. Sht 30th, 2024

Anita Haradinaj kapet keq me Shqipen: 32 vjeçe dhe akoma je e virgjër

Mbrëmjen e djeshme, banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj dhe opinionistja Anita Haradinaj kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.

“Mollë sherri” i këtij debati u bënë Alba dhe Blerando, ku Shqipja nuk e quan të ndeshme flirtimet e banores me këtë të fundit.

Situata degradoi në ofendime të rënda teksa Anita i tha Shqipes, që s’ka fare moral pasi merret gjithë ditën me intriga.

Pjesë nga debati:

Shqipe: Kur nuk na ndjek mos fol kot.

Anita: Shqipe ti gjykon Albën 22 vjeçe ndërsa për vete që je 32 vjeçe ke thënë që je e virgjër, çfarë të themi pastaj! Kur nxirrni fjalë nga goja të mendoni edhe për pasojat dhe për të keqen që jeni duke i bërë vetes.

Shqipja: Çfarë lidhje ka kjo?

Anita: Alba është totalisht në komoditetin e vet.

Shqipja: Po e justifikon?

Anita: E justifikoj, pse do justifikoj ty 32 vjeçe të virgjër dhe nuk do justifikoj një 22 vjeçare? Të kam thënë 100 herë që nuk dal në televizion që të bëj luftë me ty. Ti vazhdo dhe fol se na lodhe me moralizëm.

Shqipja: Çfarë të bëj se e kam moralin shumë të lartë.

Anita: S’ke fare moral moj, se meresh me intriga gjithë ditën.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *