Die. Dhj 8th, 2024

Bieta Sulo flet për raportin e saj me vajzën e Albanit: Nuk tentoj të…

Moderatorja Bieta Sulo ka qenë e ftuar dje në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ku ka folur për marrëdhënien e veçantë me Xhoelën, vajzën e Alban Dudushit.

Bieta ka treguar njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.

“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj. Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *