Princ Leka këtë vit u ka uruar shqiptarëve Krishtlindje të gëzueshme me vajzën e tij përkrah, por pa bashkëshorten Elia Zaharia.
Princi ka ndarë në Instagram disa foto, ku shihet së bashku me vajzën e tij Geraldina në qendër të Tiranës.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë! 🎄🎀🇦🇱”, shkruan ai.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Elia, e cila ka uruar Krishtlindjen me një foto ku shfaqet me vajzën, por pa Princ Lekën.
“Të dashur miq, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen! Ardhtë e bardhë për të gjithë ju e familjet tuaja! Mbarësi e bekime paçi kurdoherë! Zemra juaj qoftë e ndriçuar nga mirësia, shpirti juaj nga falja, mendja nga urtësia. Këto atribute hyjnore qofshin përherë mbi ju si Mëshirë e Zotit mbi krijimin e Tij. Besoni fort, gjithmonë. Besoni! Pavarësisht gjithçkaje! Mos e humbisni kurrë besimin, pasi vetëm në besim shpirti gjen paqe dhe dritë!”, shkruan Elia.
Kujtojmë, se ditët e fundit në mediat rozë po qarkullon një lajm se çifti ka nisur tashmë procedurat e divorcit të tyre, por Elia dhe Princ Leka nuk kanë reaguar.
- VIDEO/ Luiz Ejlli iu bën thirrje fansave: Të mbështesim këtë këngëtare te “Kënga Magjike”
- VIDEO/ Heidi Baci tregon se krah kujt do aktrojë në “Portokalli”
- Amos Zaharia tregon si e përjetoi ndarjen e Elias dhe Princ Lekës: Nuk është fundi i botës, e vetmja gjë që bëra ishte…
- “Kjo është një periudhë e shkëlqyer për karrierën”, dy shenjat më me fat të javës
- Gati për një lidhje të re? Ja çfarë thotë Xhensila Myrtezaj
- Sara Gjordeni solli në jetë vajzën, Olsi Bylyku dhe partnerja e surprizojnë